• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Sa po shkojnë kosovarët për pushime në deti?

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
20 July 2023
në Shqipëri
0 0
0
Sa po shkojnë kosovarët për pushime në deti?
0
SHPERNDARJE
68
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

“Është viti i 5 që unë nuk mund të shkoj në pushime me familjen time, për shkak se nuk arrijmë t’i tubojmë paratë”, thotë Florim Beqiri, shitës i librave në një kioskë në Prishtinë.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se çmimet e larta të produkteve të konsumit të përditshëm dhe të shërbimeve të tjera, përballë nivelit të pagave në vend, ua pamundësojnë rreth 57 % të familjeve në Kosovë përballimin e një pushimi njëjavor, qoftë në det apo diku tjetër.

Shifra bazohet në rezultatet e anketës mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës në vitin 2021.

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, vlerëson se shifra mund të jetë edhe më e lartë sivjet, marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve të konsumit.

Përfaqësues të bizneseve, të cilat bëjnë oferta për pushime jashtë Kosovës, thonë se çmimi i tyre është rritur për së paku 15 % më shumë se një vit më parë.

Florim Beqiri thotë se ai dhe bashkëshortja e tij janë të punësuar, por se nuk arrijnë të ndajnë të holla për të siguruar një pushim të shkurtër në det.

“Çmimet, posaçërisht të ushqimit, janë shtrenjtuar në masë shumë të madhe, por edhe banimi është shtrenjtuar. Për sivjet e kemi ‘fshirë’ detin”, thotë ai

Mërgim Bekteshi punon në sektorin publik, ashtu sikurse edhe bashkëshortja e tij. Ai thotë se vitin e kaluar nuk kanë mundur të bëjnë pushime, ndërsa, sivjet, planifikojnë të shkojnë në bregdetin e Shqipërisë, por për kohë të shkurtër.

“Në mungesë të mjeteve ndoshta do të jetë për kohë më të reduktuar. Një ose dy ditë, jo më shumë. Kjo është e tëra. Jeta është bërë shumë e shtrenjtë. Këto çmime janë të papërballueshme me paga nga sektori publik. Kjo është arsyeja”, thotë Bekteshi.

Destinacione më të shpeshta pushimesh për qytetarët e Kosovës janë bregdeti i Shqipërisë dhe ai i Malit të Zi.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare bruto në vend, për 10 vjet, është rritur 138 euro. Nga 383 euro sa ka qenë në vitin 2012, ajo është bërë 521 euro në vitin 2022.

Vitin e kaluar, ndërkaq, Kosova e ka përmbyllur me normë mesatare të inflacionit gati 12 për qind.

Profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, thotë se kjo normë përfshin gjithë nivelin e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve në treg.

Në këtë kontekst, sipas tij, realitetet ekonomike ndryshojnë kur bëhet fjalë për produktet bazike apo ato që përbëjnë shportën familjare.

“Për shembull, prej vitit 2022 deri në vitin 2023, në disa produkte kemi ngritje të çmimeve për 60 deri në 70%. Prandaj, realitetet ekonomike me ato statistikore tash ndryshojnë . Qytetarët orientohen që t’i plotësojnë elementet bazike, t’i paguajnë qiratë, t’i paguajnë kreditë hipotekare, mandej t’i paguajnë shërbimet komunale. Në këtë kontekst, pushimi mbetet në dorë të dytë ose si një nga objektivat e 2 ”, thotë Skenderi.

Tags: ÇmimiDetiQytetarët
Postimi i mëparshëm

Tahiri: Nuk duam ta rrëzojmë në asnjë moment qeverinë me Listën Serbe

Postimi tjetër

Berisha: SHBA nuk e ndërron planin e tyre për shkak të kryeministrit Albin Kurti

Të ngjajshme Postime

Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja
Shqipëri

Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja

24 December 2025
Berisha: Policia bëri terror, bëhuni gati për përshkallëzimin e protestave
Shqipëri

Berisha: Policia bëri terror, bëhuni gati për përshkallëzimin e protestave

23 December 2025
“Greqia pro integrimit të Ballkanit në BE”, Gerapetritis: E mbështesim Shqipërinë
Shqipëri

“Greqia pro integrimit të Ballkanit në BE”, Gerapetritis: E mbështesim Shqipërinë

16 December 2025
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku
Shqipëri

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku

16 December 2025
Veliaj nga burgu i dërgon letër Këshillit Bashkiak
Shqipëri

Veliaj nga burgu i dërgon letër Këshillit Bashkiak

15 December 2025
Raporti i OBSH: 1 në 5 gra në Shqipëri ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale
Shqipëri

Raporti i OBSH: 1 në 5 gra në Shqipëri ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale

24 November 2025
Postimi tjetër
Berisha i kundërpërgjigjet Haxhiut me një video të luftës: Po ministreshë, i kam duart me gjak

Berisha: SHBA nuk e ndërron planin e tyre për shkak të kryeministrit Albin Kurti

Lajmet e fundit

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

24 December 2025
Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu