Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, e ka quajtur superlajm shtimin e 30 autobusëve të rinjë, ku 6 prej tyre do të jenë elektrik, përcjell InLajmi.
Rama tha se 10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore.
Tutje ai tha se kjo shtimi i numrit të autobusëve do të përmirësojë tutje shërbimet për qytetarët.
Postimi i plotë i tij:
Superlajm!
10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore.
Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët/InLajmi/