Lideri i PDK-së Memli Krasniqi këtë të enjte priti në selinë e PDK-së shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend, përcjell InLajmi.
Krasniqi ambasadorit Szunyog i shprehi qëndrimin konsistent të PDK-së se integrimi euro-atlantik për Kosovën është i paalternativë.
Sipas tij qasja e kësaj Qeverie, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë për PDK-në është tërësisht e papranueshme dhe po i sjellë vetëm dëme vendit.
Postimi i plotë i tij:
Sot, kisha kënaqësinë ta pres në selinë e PDK-së shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorin Tomas Szunyog, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend.
Ambasadorit Szunyog i shpreha qëndrimin konsistent të PDK-së se integrimi euro-atlantik për Kosovën është i paalternativë dhe nuk guxon të rrezikohet nga askush. Ky është vizioni e misioni historik i shtetit dhe popullit tonë.
Qasja e kësaj Qeverie, përjashtuese me miq dhe koordinuese me kriminelë, për PDK-në është tërësisht e papranueshme dhe po i sjellë vetëm dëme vendit. Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund t’ia sjellin Kosovës një Qeveri kredibile, ndryshe, dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur përpara.
Ambasadorin Szunyog e falënderova për angazhimin e tij dhe e sigurova se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luaj rolin e saj konstruktiv në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë. /InLajmi/