20 korrik 1402 – Mes Sulltan Jëlldërëm Bajazitit (Yıldırım Beyazid) të Perandorisë Osmane dhe Timurit, Sulltanit të Perandorisë së Madhe të Timurit, në fushën Çubuk të Ankarasë u zhvillua Lufta e Ankarasë.
20 korrik 1936 – U nënshkrua Traktati i Montrësë (Motreux), me të cilin ngushticat e Stambollit kaluan nën sovranitetin e Turqisë.
20 korrik 1940 – Danimarka doli nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
20 korrik 1949 – Mes Izraelit dhe Sirisë u nënshkrua marrëveshja e paqes pas luftës që zgjati 19 muaj.
20 korrik 1960 – Sirimavo Bandaranaike u zgjodh presidente në Cejlon (Sri-Lanka e sotme) duke u bërë gruaja e parë në botë e ardhur në detyrë me votim popullor.
20 korrik 1963 – Pas krizës së Kubës mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u vendos një linjë telefonike e drejtpërdrejtë e quajtur “telefoni i kuq”.
20 korrik 1969 – Për herë të parë në histori një anije kozmike me njerëz arriti në hënë. Anija kozmike “Apollo 11” bëri ulje në hënë, ndërsa kozmonauti Nill (Neil) Armstrong u bë njeriu i parë që shkeli në hënë.
20 korrik 1980 – Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosi që vendet anëtare të mos e njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Ky vendim u mor me 14 vota pro dhe asnjë kundër.