Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje atëherë subjekti më i ndëshkueshëm nga populli do të ishte Lëvizja Vetëvendosje.
Siç ka thënë Zemaj te DPT te Fidani në T7, do të ishte dashamirëse për Kosovën nëse ka zgjedhje.
Por ai tha se nuk është momentumi i duhur edhe për shkak të krizës së Kosova e ka me bashkësinë ndërkombëtare.
“Do të ishte sjellja më pozitive dhe më dashamirëse do të ishte dorëheqja e kësaj qeverie dhe shkuarja në zgjedhje Është pak komplekse shkuarja në zgjedhje në këtë situatë. Ata punojnë me logjikën e populizmit”, ka thënë ndër tjerash Zemaj.
”Vetëvendosja do të ishte subjekti më i ndëshkuar”, shton ai duke përmendur edhe zgjedhjet lokale disa muaj pasi VV-ja i fitoi mbi 50 për qind të votave.
Zemaj gjithashtu ka përmendur edhe dhunën në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur të papranueshme.
Por ai kishte kritika për kryeparlamentarin, Glauk Konjufca për thirrjen e Policisë brenda.
”Kryeparlamentari atë ditë dukej që është i hetuar nga veprimet ose nga mënyra sesi duhet të sjellur si kryetar i Kuvendit. Kryetari i Kuvendit e ka thirrur Policinë për të intervenuar, ndoshta e ka bërë në afekt, por është e papranueshme, është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit”, ka thënë ai.