Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq ka reaguar për lirimin e serbit, Urosh Vukashinoviq.
Ai thotë se Vukashinoviq mbetet serbi i 4 i liruar nga ta dhe se një “kauzë” e tillë e tyre, vazhdon ende, transmeton IndeksOnline
“Dhe Urosh Vukashinoviq, serb i arrestuar në Leposaviq më 17 qershor nga policia e Kurtit, sot është liruar! Ai sapo ishte bashkuar me familjen e tij. Uroshi është serbi i4 që e liruam dhe vazhdojmë luftën për të gjithë bashkatdhetarët tanë të arrestuar pafajësisht!”, tha Petkoviq.