Komuna e Prishtinës njofton se nga muaji gusht i këtij viti do të fillojë zbatimi i masave ndëshkuese për të gjitha lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar për nivelin e zërit të muzikës, përcjell InLajmi
Gjithashtu bëhet e ditur se vendim është marr pas takimit në mes Drejtorisë së Inspeksionit, zyrtarëve të Kryeqytetit dhe anëtarëve të Shoqatës së Gastronomëve
Njoftimi i plotë nga Komuna e Prishtinës:
Nga muajit gusht 2023 do të fillojë zbatimi i masave ndëshkuese për të gjitha lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar për nivelin e zërit të muzikës.
Sot u mbajt takim i frytshëm në mes Drejtorisë së Inspeksionit, zyrtarëve të #Kryeqytetit dhe anëtarëve të Shoqatës së Gastronomëve, ku kanë diskutuar për zbatimin sa më të lehtë dhe të mirë të rregullores për ndotjen akustike. /InLajmi/