Mimoza Kusari – Lila, në një audio-incizim dëgjohet teksa i thotë Slavko Simiqit, të Listës Serbe, se Urain Ismaili i PDK-së, “është një idiot patetik”.
Në Debat Plus, Ismaili, tha se nuk ka qenë e lehtë ta dëgjosh një gjë të tillë nga Kusari – Lila.
“Nuk ka qenë e lehtë, të dëgjosh duke të ofendu dikush në mënyrë personale. Kusari – Lila, e ka konsideru me më quajt ashtu për shkak të qëndrimeve publike, e kam kritiku atë është e vërtetë”, tha ai.
Ismaili, u shpreh se këto ofendime Kusari – Lila i ka bërë për shkak të qëndrimeve të tij publike, dhe kritikës që e ka pasur ndaj saj, kur kjo e fundit i ka thënë Listës Serbe, të dalin të protestojnë me veteranët.
“E kam kritiku publikisht kur ka thënë Listës Serbe pse s’po dilni edhe ju me protestu me veteranët, ka qenë e ulët, josensitive. Me pa Simiqin me dikë që i ka humb gjymtyrët pikërisht nga regjimi që i jep llogari, për mua ka qenë fyerje kombëtare. T’i thuash Listës Serbe dil përkrah, mu ka duk që i ka thënë jeni njësoj. Kam konsideru që duhet të distancohet nga deklarimi i saj”, tha ai.
“Nuk e kam komentu shumë… Për herë të parë e kam lexu në një postim, kur e lexon diçka dhe kur e dëgjon, më e vështirë është me dëgju, por kur e sheh çka është thënë më duket se më së paku është ofendu. Kur i sheh se miliona euro të qytetarëve, kur folët me Radojçiqit, po jemi dakordu për rrymën në veri, konsideroj që është djersë e popullit”, ka viju ai.
Ofendimin ndaj tij, Ismaili tha se e ka tejkaluar. Ai bëri të ditur se me Kusari – Lilën, më herët ka pasur shoqëri shumë të mirë, por sipas tij nuk e ka ditur se “është zbehur aq shumë”, sa të kalohet në ofendime personale.
“Kemi pasur shoqëri të mirë, por se kom ditë që është këputë kaq shumë. Jam njoftë e kemi pirë kafe shumë. Nuk i bie pishman për shoqëri, mendoj se çka kam pas dhe çka kam, i them publikisht. Për mu apo për kolegë, Kusari ka mundur vetëm me një kërkim falje dhe me u harru, po të ishin vetëm këto. Por kjo është çështje më serioze”, ka thënë ai.