Pavarësisht se me Marrëveshjen e Pragës për deeskalim, gjendja në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar dhe për tensionet e krijuara fajin kryesor e bartë Beogradi, transmeton InLajmi.
“Beogradi nuk është i interesuar për mbylljen e çështjes së Kosovës dhe as nuk dëshiron të zbatojë ndonjë gjë për të cilën është rënë dakord në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit. Shkaku i vërtetë i tensioneve në Kosovë janë lëvizjet e Beogradit, duke filluar me tërheqjen e serbëve nga institucionet dhe ndalimin e votimit në katër komunat veriore”, tha për Danas, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
Prandaj dialogu është i pakuptimtë thotë ajo, sepse qëllimi është ruajtja e “status quo-së”.
“Duke barazuar përgjegjësitë e të 2-ja palëve, komuniteti ndërkombëtar në thelb mbyll një sy ndaj problemit real dhe vazhdon të ndjekë një politikë të favorizimit të Serbisë. Sanksionet amerikane kundër Aleksandër Vulin lë të kuptohet se mund të ketë sanksione tjera edhe më të ashpëra ndaj Beogradit. Keto edhe nënkuptojnë pasoja të rënda për shtetin e Serbisë. Janë paralajmërim edhe për Kosovën”, shprehet Biserko për Danas.
Siç thotë ajo, mosgatishmëria e Aleksandar Vuçiqit për ta larguar Vulin nga ajo pozitë vetëm tregon se realiteti nuk merret parasysh, gjë që më së miri ilustrohet nga reagimet e tij ndaj sanksioneve.
Mbështetja e Rusisë do të jetë gjithnjë e më pak e rëndësishme sepse Rusia është gjithashtu në një pozitë të pasigurt thekson ajo.
Akoma më i paarsyeshëm është reagimi i vazhdueshëm ndaj të gjitha lëvizjeve të Kosovës, konsideron ajo, veçanërisht për blerjen e dronëve nga Turqia.
“Serbia ka vite që armatoset nga të gjitha anët dhe vazhdimisht sillet si fuqi ushtarake rajonale, domethënë, retorika e viteve 1980 vazhdon”, thekson Sonja Biserko.
Komuniteti ndërkombëtar po rrit praninë dhe mbikëqyrjen e tij si në Bosnje ashtu edhe në Kosovë për një arsye, siç thotë ajo të jetë aty jo për shkak të ndonjë konflikti të mundshëm por për shkak se atje do të ketë vazhdimisht përleshje të vogla apo rritje të tensioneve.
“Beogradi, nëse do të fillonte aneksimin e veriut, do të përballej me NATO-n (KFOR-in), jo me shqiptarët. Duket se një “rishikimi të disfatës” është e mundur në kontekstin e dhënë ndërkombëtar, i cili në thelb pengon reformat thelbësore në Serbi dhe evropianizimin e saj”, përfundon Sonja Biserko.
Sipas Biljana Stojkoviq, bashkëkryetare e partisë Zajedno (Së Bashku), gjenerimi i vazhdueshëm i nacionalizmit si ideologji e vetme dhe homogjenizimi i qytetarëve serbë pengojnë krijimin e një oferte alternative.
“Populizmi, i kombinuar me nacionalizmin, është gjithmonë e njëjta retorikë dhe praktikë, pavarësisht se kush e përdori atë. Vuçiq dhe Kurti udhëhiqen pikërisht nga këto devijime politike. Natyrisht, në tensionimin e marrëdhënieve dhe pompimin e ksenofobisë, fuqia e tyre personale është në një bazë mjaft të sigurt dhe qytetarët nga të dyja palët vuajnë”, vlerëson Biljana Stojkoviq.
Është plotësisht e qartë, thekson ajo se të 2 nuk do të punojnë kurrë për pajtimin.
“Më duket interesante që deklaratat e Kurtit përputhen plotësisht me ato që ka thënë Millosheviqi gjatë viteve 90-ta. Ndryshimi i perceptimit praktikisht i barazoi ato. Për Vuçiqin, ne e dimë se ai kurrë nuk doli realisht nga ajo pardesy. Dhe kështu u varrosëm në llogore me 2 politikanë të papërshtatshëm për hapësirën ashtu edhe për momentin ku ndodhemi”, u shpreh Stojkoviq.