Reperi nga Shqipëria, Stresi muaj më parë u bë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe doli fitues.
Gjatë rruëgtimi të tij ai shpesh herë foli edhe për ish-gruan e tij, Keisin, duke mos e mohuar një mundësi ribashkimi me të.
Por, kjo histori duket se tashmë i takon të kaluarës, pasi reperi ka konfirmuar se është në një njohje të re.
Rap-artisti u pyet nga fansat se cila është arsyeja që kohëve të fundit ka qenë më serioz dhe nuk është parë në prani të femrave, shkruan Telegrafi.
Stresi u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak se ka nisur një njohje të re që ja ka marrë fokusin.