I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është takuar me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ku diskutuan për gjendjen aktuale në veri të Kosovës dhe për deeskalimin e saj, përcjell InLajmi.
Tutje Lajçak tha se me Kurtin biseduan edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Dialogut.
I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, u takua me kryeministrin Kurti këtë të hënën në Greqi, ku po mbahet edicioni i 25-të i Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.
Postimi i plotë i tij:
Në Simpoziumin e Symit të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me Kryeministrin Albin Kurti për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt deeskalimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut/InLajmi/