Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, tha se shqiptarët që jetojnë në diasporë janë storie suksesi, si në biznes ashtu edhe në sferat e tjera, përcjell InLajmi.
Gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, Haradinaj ka vizituar bashkatdhetarin Gjergj Gjokaj, i cili tha se pavarësisht sfidave, ai me përkushtim ka arritur që të krijojë një kompani me sukses të admirueshëm.
Kreu i AAK-së u shpreh krenar me bashkëkombasit duke thënë që edhe pse larg vendlindjes ata me aktivitetin e tyre sipërmarrës kanë krijuar vlerë të shtuar në vendet ku jetojnë.
Postimi i plotë i tij:
Shqiptarët në diasporë sot janë storie suksesi, si në biznes ashtu dhe në sferat e tjera.
Kisha kënaqësinë që gjatë qëndrimit në Gjermani, të vizitoj bashkatdhetarin Gjergj Gjokaj. Pavarësisht sfidave, ai me përkushtim ka arritur që të krijojë një kompani me sukses të admirueshëm.
Krenar me bashkëkombasit tanë, që edhe pse larg vendlindjes, me aktivitetin e tyre sipërmarrës kanë krijuar vlerë të shtuar në vendet ku jetojnë/InLajmi/