Për drejtorin e Inspeksionit në komunë të Prishtinës, Florian Dushi, kryeministri Albin Kurti do të duhej të pensionohej nga politika në Kosovë.
Kështu u përgjigj Dushi në sfidën e organizuar në kuadër të emisionit veror Vera10, teksa tha se përgjatë këtij viti si Inspektorat në komunë, kanë bërë punë të mëdha.
“Edhe në pozicionet e mëhershme dhe tash sëfundmi jemi duke provuar me cdo kusht që t’i përmbushim pritjet e qytetarëve.” – tha Dushi