18 korrik 1904 – Filloi lufta ruso-japoneze. Ky ishte një konflikt ushtarak, ku Japonia e detyroi Rusinë të heqë dorë nga politikat ekspansioniste në Lindjen e Largët.
18 korrik 1919 – Këshilli i Lartë i Aleatëve bëri ndarjen midis Italisë dhe Greqisë, të cilat nuk binin dakord mbi zonat e okupuara (në Turqi), dhe u vendos që rrethi i Ajdënit (Aydın) t’ua jepte italianëve.
18 korrik 1932 – Turqia pranohet në Kombet e Bashkuara (Lidhja e Kombeve) si anëtare e 56-të.
18 korrik 1955 – Në Gjenevë filloi “Konferenca e Katër Fuqive të Mëdha”, në të cilën u diskutua për të ardhmen e Gjermanisë.
18 korrik 1974 – Xhozef Sisko (Joseph Sisco) Zëvendësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Henri Kisinxher (Henry Kissinger), takohet në Londër me Bylent Exhevitin (Bülent Ecevit). Këtu ai informohet për kushtet e Exhevitit për të hequr dorë nga ndërhyrja në Qipro dhe niset për në Athinë për t’u takuar me grekët.
18 korrik 1975 – Në kanalet televizive transmetohet drejtpërdrejt bashkimi i anijeve kozmike “Apollo” dhe “Soyuz” në hapësirë.
18 korrik 1976 – Gjimnastja rumune Nadia Komaneci (Comaneci) në Lojërat Olimpike Verore të vitit 1976 fitoi 10 pikë të plota. Në këtë mënyrë ajo hyri në histori si gjimnastja e parë që ka fituar pikët e pota në historinë e Lojërave Olimpike.
18 korrik 1996 – Një avion amerikan i pasagjerëve që udhëtonte për në Paris shpërtheu në ajër deri sa ishte mbi Long Island të Nju-Jorkut. Në mesin e 230 pasagjerëve nuk shpëtoi asnjë.