Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për shfrytëzim të kohës sa ish-presidenti Hashim Thaçi po qëndron në burg, për ta “demonizuar” homologun e tij shqiptar, Edi Rama, si bashkëpunëtor të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe si tradhtar të interesave kombëtare, përcjell InLajmi
Musliu ka thënë se Kurti e ka demonizuar Ramën dhe idenë e projektit “Ballkani i Hapur” pa u interesuar asnjëherë rreth kësaj ideje.
Sipas Musliut, Rama dhe Kurti duhet urgjentisht të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre, sepse sipas saj, populli nuk i ka votuar ata që në vend të parë ta vendosin “protagonizmin kryeneç thua se janë fëmijë kopshti dhe janë duke u kapur për një lodër. Populli i ka votuar për të punuar për të ardhmen tonë të përbashkët në këtë rajon”.
Postimi i plotë i saj:
Zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri, rruga në të cilën i kanë futur marrdhëniet tona dhe situatat e krijuara janë të papranueshme. Edi Rama dhe Albin Zdravo duhet urgjentisht dhe vërtetë të reflektojnë dhe ta marrin edhe përgjegjësinë secili prej tyre sepse populli nuk i ka votuar ata që në vend të parë ta vendosin protagonizmin kryeneq thua se janë fëmijë kopshti dhe janë duke u kapur për një lodër.
Populli i ka votuar për të punuar për të ardhmën tonë të përbashkët në këtë rajon.
Marrdhëniet Kosovë Shqipëri janë natyrore dhe si të tilla të paprekshme. Albin Zdravo dhe Edi Rama duhet ta dijnë këtë gjë edhe pse në këtë rast përgjegjësia bie më shumë mbi Albin Zdravon.
Albin Zdravo asnjëherë nuk ka bërë asnjë veprim që do ta faktonte natyralitetin e marrdhënieve të dy kryeministrave shqiptarë. Albin Zdravo e ka demonizuar Edi Ramën dhe idenë e projektit të Ballkanit të Hapur, pa u interesuar asnjëherë prej së vërteti rreth kësaj ideje. Në mungesë të Hashim Thaçit, Albin Zdravo @ e ka shfrytëzuar këtë ide për ta demonizuar Edi Ramen si bashkëpuntor të Vuçiqit dhe si tradhëtar të interesave kombëtare.
Albin Zdravo po ashtu e refuzoi me automatizëm propozimin e Edi Ramës për normalizimin e marrdhënieve Kosovë Serbi, nuk e priti Ramën në Prishtinë dhe tani refuzon të marrë pjesë në drekën e organizuar me Liderët e rajonit këtë të hënë në Tiranë, si takim pararëndës për të takimin e radhës në kuadër Procesit të Berlinit në të cilin, siç e kërkon protokolli në raste të tilla dhe siç e presim si veprim të mirëqenë nga një kryeministër shqiptar, është i ftuar edhe Albin Kurti.
Dhe çfarë bënë Albin Kurti? Zgjedhë të shkojë në një simpozium ndërkombëtar që po mbahet në Greqi, ku Shqipëria prezantohet nga një grup i organizatave joqeveritare.
Shtrohet pyetja: Cilat janë prioritetet e Albin Kurtit? Një takim me liderët e rajonit apo një mbledhi në Greqi? Përgjigja është e qartë.
Kryeministri i Kosovës e ka vendin në tavolinën e liderve të rajonit. Çdo gjë tjetër, çdo arsyetim tjetër është thjeshtë përpjekje idiote për të arsyetuar një person i cili tash e dy vjet e ka manovruar Kosovën nga një krizë në një krizë tjetër të prodhuara nga vet ai.
Njejtë po vepron edhe në këtë rast. Dikush mund të pyes pse? Është shumë e thjeshtë: Pjesëmarrja e Albin Zdravos në takimin e Edi Ramës do ti ofronte një takim ku ai do të ishte vetëm një nga disa aty. Por Albini Zdravo nuk e duron dot të qëndroj në një tryezë ku ai nuk ka aftësi ti manipulojë, ku ai nuk e ka rolin kryesor, ku ai do mbetet nën hijen e Edi Ramës apo edhe të tjerëve aty. Prandaj vendimi për mospjesëmarrje, e bënë Albin Zdravon temë. Dhe Albiniit Zdravos si intereson se bëhët temë për keq, me rëndësi është që të flitet vetëm për të.
Albin Zdravo për hesape të tij personale hedh posht edhe Kosovën edhe Shqipërinë edhe çdo gjë. /InLajmi/