Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të japin kontribut për fuqizimin e FSK-së, duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit, përcjell InLajmi.
Mehaj tha se ushtria përmes investimit në armatim dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi.
Më poshtë Ministri ka paraqitur mënyrat si qytetarët të japin kontribute brenda dhe jashtë vendit.
Postimi i plotë i tij:
Ushtria jonë përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake po konsolidohet në vazhdimësi.
Që të jetë edhe më e fortë për të garantuar një Kosovë më të sigurt, të gjithë ju qytetarë të dashur mund të kontribuoni duke dhuruar në Fondin e Sigurisë në llogarinë aktive brenda apo jashtë vendit.
Për kontribute brenda vendit mund të pëdorni llogarinë e hapur në BQK (foto 1), ndërsa jashtë vendit llogarinë ndërkombëtare (foto 2).
FORCA E SIGURISË SË KOSOVËS, KRENARIA JONË!/InLajmi/