Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë, sipas të cilave arritshmëria e përgjithshme në test është 52.1% , përcjell InLajmi
Sipas rezultateve të publikuara në të gjitha shkollat e vendit, arritshmëria sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe 68.8 % , Gjuhë angleze 62% , Histori 55.2 %, Gjeografi 49.2 %, Matematikë 44.9%, Informatikë 53.4% , Fizikë 42.9% , Kimi 44.4 %, Biologji 51.8%
Gjatë këtij viti, Testit të Arritshmërisë i janë nënshtruar mbi 23.000 nxënës të klasave të 9, të cilët kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1.867 salla të testimit. /InLajmi/