Kryeminsitri Albin Kurti ka njoftuar se ushtrisë së Kosovës I janë shtruar disa dronë turq “Bayraktar TB-2”, percjell InLajmi.
Kryeministri i Kosovës tha se kanë rritë numrin dhe buxhetin për ushtrinë,
Me udhëheqësit ushtarak, Kurti i përgëzoi pilotët e dronëve të cilët tani më kanë kryer trajnimet.
Postimi i plotë i tij:
Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në 2 vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve. /InLajmi/