Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i gjinisë femërore ka raportuar në polici se gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj në Mitrovicën Veriore janë dëgjuar 2 shpërthime, përcjell InLajmi.
Reagimi ishte i menjëhershëm i policisë dhe u konstatua se në vend të ngjarjes, konstatoj se në oborrin e viktimës, dyshohet se janë gjuajtur 2 mjete shpërthyese (shok bomba).
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale
” Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba) ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësua rasatin dhe vazhdon të hetohet.’’ Thuhet në rapotin e policisë