Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së Sveçlës duke thënë se nuk i vjen turp ministrit që këto protesta dhe këtë koicidencë ta quaj luftë hibride, përcjell InLajmi.
Tahiri tha se Ministri i Brendshëm duhet ta dijë që hibride janë vetëm zhvillimet të cilat Qeveria dhe Vuçiqi po i bëjnë në veri, dhe së voni edhe në Kuvend.
Tutje ai tha se Kosovës i duhet qartësi, i duhen protestime të qeta e civile, i duhet ta ndajë shapin prej sheqeri! Lluga e tensioni i konvenon vetëm kësaj Qeverie të dështuar.
Postimi i plotë i tij:
Nuk i vjen turp që këto protesta dhe këtë koicidencë ta quaj luftë hibride. Ministri i Brendshëm duhet ta dijë që hibride janë vetëm zhvillimet të cilat Qeveria dhe Vuçiq po i bëjnë në veri, dhe së voni edhe në Kuvend. Hibride janë zhvillimet kundër Kosovës në rrafshin ndërkombëtar dhe rajonal.
Kosovës i duhet qartësi, i duhen protestime të qeta e civile, i duhet ta ndajë shapin prej sheqeri! Lluga e tensioni i konvenon vetëm kesaj Qeverie të dështuar/InLajmi/