Kryetari i PSD_së Dardan Molliqaj ka komentuar protestën e mbajtur sot në sheshin e Rishtinës duke paralajmëruar se nuk do të jetë e para, përcjell InLajmi.
Molliqaj ka thënë se sot në protestë ka shtrënguar dorën e shumë veteranëve, të cilët kishin bërë rrugë të gjata për këtë protestë.
Ai shtoi se qeveria nuk ua ka borxh fyerjet e poshtërimin me ligje të padrejta dhe deklarata nënçmuese për veteranët.
Postimi i plotë i tij:
Kjo është veç protesta e parë!
Shtrëngova dorën e shumë veteranëve që kishin bërë rrugë të gjatë për këtë protestë. Ata kanë halle dhe janë me të drejtë të indinjuar. Nuk ua ka borxh kjo qeveri fyerjet e poshtërimin me ligje të padrejta e deklarata nënçmuese.
Arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare. Dje ishin mësimdhënësit, sot janë veteranët, nesër mund të jeni secili nga ju targeti i rradhës i pushtetit.
Andaj të bashkohemi për ta penguar këtë qeveri të rrezikshme./InLajmi/