Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, këtë të shtunë në Hagë ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke treguar respekt dhe mirënjohje për kontributin e tyre historik, përcjell InLajmi.
Krasniqi u shpreh se liria jonë ishte lufta e tyre, e ardhmja jonë ishte misioni i tyre, Kosova ishte dhembja dhe dashuria e tyre, dje, sot e përgjithmonë ata janë krenaria jonë, dielli do të lind përsëri.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik.
Liria jonë ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë ishte misioni i tyre. Kosova ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë ata janë krenaria jonë.
Dielli do të lind përsëri!/InLajmi/