Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, kritikon ashpër deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, të cilën e quan skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se vetëm një qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj, duke shtuar se Qeveria Kurti e ka humbur arsyen, e ka humbur rrugën dhe se shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile.
Tutje kreu i PDK-së tha se kjo është vetëm një tentativë e ulët e qeverisë, e dështuar në të njëjtën kohë që përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heq vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.
Ai u shpreh duke thënë se përgjimet dëshmuan se kush me kë po koordinohet dhe me kë po bashkëpunon edhe në dëm të interesit të vendit.
Krasniqi i bëri thirrje veteranët dhe të gjithë pjesëmarrësit sot në protestë për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Mos bini pre e këtij orkestrimi antikombëtar.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria kërkon përplasje!
Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje.
Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj.
Veteranët kanë paralajmëruar sot protestë paqësore, për të kërkuar respekt dhe dinjitet nga një Qeveri e cila po i diskriminon në çdo hap e vendim.
Pikërisht, për ta eskaluar këtë protestë që veteranët tanë të përballen me policinë, vëllezërit dhe motrat e veta, një ministër pa karakter si Xhelal Sveçla del me fyerje dhe nxitje të tilla.
Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile.
Turp i madh! Fatkeqësi e madhe!
Gjithsesi, kjo është vetëm një tentativë e ulët e Qeverisë, e dështuar në të njëjtën kohë që përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heq vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.
Përgjimet dëshmuan se kush me kë po koordinohet dhe me kë po bashkëpunon edhe në dëm të interesit të vendit.
Ftoj veteranët dhe të gjithë pjesëmarrësit sot në protestë për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Mos bini pre e këtij orkestrimi antikombëtar!/InLajmi/