7-të persona kanë ndërruar jetë dhe mijëra janë detyruar që të evakuojnë shtepitë e tyre për shkak të përmbytjeve në Korenë e Jugut.
Në ditën e 3-të të shirave të rrëmbyeshëm, Koreja e Jugut është përballur me rrëshqitje dherash, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime infrastrukturore në të gjithë vendin.
Përveç viktimave të konfirmuara, 3 persona janë aktualisht të zhdukur dhe disa raportohen të plagosur, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave pritet të rritet. Mijëra njerëz janë prekur nga urdhrat e evakuimit të lëshuara nga qeveri të ndryshme vendore.
Agjencia e Lajmeve “Yonhap” raportoi se rreth 6,400 banorë u evakuuan pasi diga Goesan filloi të vërshonte mëngjesin e ditës së sotme,shkruan Klan.tv
Një numër fshatrash pranë digës, si dhe shumë nga rrugët që i lidhin ato, raportohet se janë zhytur në ujë, duke lënë disa banorë të bllokuar në shtëpitë e tyre.
