Deputetja e LDK-së Doarsa Kica-Xhelili, ka kërkuar largimin e Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, pas deklaratës së tij të fundit, përcjell InLajmi.
Kica-Xhelili tha se Sveçla duhet urgjentisht ta ndalë këtë propagandë të maskuar e këtë thirrje të rrezikshme për krizë.
Ajo tha se për çdo shkronjë të statusit të tij ku ndërlidh akterë kosovarë me Serbinë mban përgjegjësi jo vetëm politike por ligjore.
Deputetja e LDK-së u shpreh duke thënë për Sveçlën dyshoj që ka aftësi ta përceptoj veten si ministër të Kosovës e jo ministër partiak, por fatkeqësisht këtë barrë që s’e kupton, e ka.
Tutje shtoi se çfarë po bën ai sot është kapak i luftës hibride. I nxitjes së përçarjes e urrejtjes. I demolimit demokratik e paqes mbarëshoqërore.
Postimi i plotë i saj:
Ministri i Punëve të Brendshme duhet urgjentisht ta ndalë këtë propagandë të maskuar e këtë thirrje të rrezikshme për krizë.
Për çdo shkronjë të statusit të tij ku ndërlidh akterë kosovarë me Serbinë mban përgjegjësi jo vetëm politike por ligjore.
Dyshoj që ka aftësi ta përceptoj veten si ministër të Kosovës e jo ministër partiak, por fatkeqësisht këtë barrë që s’e kupton, e ka. Në këtë segment ai duhet të largohet nga ajo pozitë menjëherë.
Çka po bën ai sot është kapak i luftës hibride. I nxitjes së përçarjes e urrejtjes. I demolimit demokratik e paqes mbarëshoqërore.
Kjo nuk guxon të jetë rruga e Kosovës/InLajmi/