Ka nisur protesta e veteranëve të UÇK-së në sheshet e Prishtinës.
Protestuesit në disa raste kanë borhoritur “Poshtë Qeveria”, kurse, “Mimozë: A t’kallxoj “Radoja” se ku janë 1600 të zhdukurit e luftës”, “Mimozë: Ti fyej veteranët e Jabllanoviqi “nënat” e tyre” – janë disa nga pankartat që protestuesit po mbajnë në duar.
Ndërsa, kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, e ka marrë fjalën i pari në protestën e veteranëve. Ai në fjalimin e tij emocional, pati akuza të rënda për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin e quajti gënjeshtar.
Qerkini tha se veteranët po trajtohen mizorisht nga kjo Qeveri, për të cilën tha se duhet “të shkoj në shtëpi”.
Situata aktualisht është e qetë, ku po mbizotërojnë flamujt kuq e zi dhe këngët patriotike shqiptare. Arsyeja e thirrjes së protestës, është për arsye të kundërshtimit të miratimit të Ligjit të Pagave, të enjten në Kuvendin e Kosoës, që i lë ata jashtë, rritjes, shkruan TV Dukagjini
Po ashtu, një nga arsyet është edhe audio-incizimi, i Mimoza Kusari – Lilës dhe Slavko Simiqit, ku dëgjohet Kusari duke folur për veteranët dhe për listat e tyre.