Policia e Kosovës ka njoftuar se 10 persona në fshatin Banjë të Malishevës janë përfshirë në një rrahje që ka prodhuar lëndime të rënda për disa prej tyre, përcjell InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës në raportin 24-orësh ku thuhet se fillimisht ata kishin pasur një mosmarrëveshje para se situata të eskalonte.
“Janë arrestuar 10 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë disa praj tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport. /InLajmi/