Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se tërheqja e një pjese të vogël të forcave speciale shqiptare nga veriu i Kosovës është vetëm një “lojë” e perëndimit, transmeton InLajmi.
Vuçiq nuk beson se do të bëhet tërheqja e 25 e forcave policore të Kosovës nga veriu sipas marrëveshjes në Bratisllavë.
Ndërkohë Vuçiq kujtoi se si Emanuel Macron e Olaf Scholz kanë kërkuar që serbët të heqin dorë nga bojkoti e të marrin pjesë në zgjedhje, pastaj edhe kryetarët aktual do të largohen.
“Ata po luajnë lojëra me ne sepse e dinë se kemi diçka për të humbur sepse vendi ynë po përparon”. Tani thonë se BE-ja, nëse protestat vazhdojnë, nuk do të kontribuojë për paqen. Çfarë doni nga ne? Të na mohojnë të drejtën për t’u mbledhur”, tha Vuçiq.
Vuçiq i ftuar në tv.pink, shtoi se tërheqja e një pjese të policisë nga veri është vetëm një truk i perëndimit, por unë i lexoj ato paraprakisht.
“Unë i lexoj të gjitha truket e tyre paraprakisht dhe luaj shah më mirë se ata. Ata janë të interesuar vetëm se si ta shpëtojnë foshnjën e tyre dhe si të balancojnë gjithçka. Shkon aq larg sa thuhet se ata nuk mund të vendosin sanksione kundër Sveçlës”, shprehet Vuçiq/InLajmi/