• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 22 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 14 korrik ndër vite

V E nga V E
14 July 2023
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
0
SHPERNDARJE
60
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

14 Korriku është dita e 195-të e vitit – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 170 ditë.

1789 – Revolucioni Francez: Në mëngjesin e kësaj dite, qytetarët e Parisit vërshuan drejt Bastijës, fortesë mesjetare dhe burg që përfaqësonte autoritetin mbretëror në qendër të Parisit. Burgu përmbante vetëm shtatë të burgosur në kohën e sulmit, por ishte simbol i shpërdorimeve të monarkisë: marrja Bastijës ishte ndezi Revolucionin. Në Francë, 14 korriku është festë publike, e quajtur Dita e Bastijës

1798 – SHBA: Akti i Trazirave bëhet ligj duke shpallur krim federal çdo shkrim, publikim ose deklaratë të rreme apo shpifje kundër qeverisë. Pjesë të këtij akti u zbutën ose u shfuqizuan më 1802.

1867 – Prodhuesi suedez i eksplozivit, Alfred Nobel, demonstron për herë të parë shpikjen e tij, dinamitin. Ai arriti të bëhej më i pasur por edhe famëkeq. Në vitin 1888, Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull “Vdiq tregtari i vdekjes”, në një gazetë franceze. Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i shqetësuar se si do t’a kujtonin kur të vdiste, vendosi të linte pas diçka që të kujtohej për të mirë – Alfred Nobel ishte i interesuar personalisht në mjekësi eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej një çmim për përparime përmes zbulimeve shkencore në laboratore “për të mirën e mbarë njerëzimit”, krahas çmimeve për Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe (Çmimi për Ekonomi u krijua nga Akademia Suedeze e Shkencave më 1969 për nder të Nobelit, dhe quhet Çmim Nobel për ekonomi edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me 5 çmimet e tjera Nobel.)

1913 – Lindi Gerald R. Ford Jr., presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emri i tij në lindje ishte Leslie Lynch King Jr, mirëpo bashkëshorti i dytë i nënës së tij më vonë e birësoi dhe ia ndërroi emrin.

1933 – Në Gjermani, jashtëligjësohen të gjitha partitë politike, me përjashtim të Partisë Naziste.

1948 – Palmiro Togliatti, kreu i Partisë Komuniste italiane, qëllohet dhe plagoset në afërsi të Parlamentit në Romë. Togliatti u qëllua tre herë, duke u plagosur rëndë – Italia u përfshi nga kriza politike dhe nga një grevë të përgjithshme. Lindur në Xhenova në 1893, Togliatti filloi jetën e tij politike në Partinë Socialiste italiane para fillimit të Luftës së Parë Botërore. Ai mori pjesë në luftë ku u plagos; kur u kthye, u bë anëtar i grupit të Antonio Gramshit dhe anëtar themelues i Partisë Komuniste. Kur Gramshi u burgos nga Benito Musolinit, Toliati u bë kryetar i Partisë Komuniste. Biografët argumentojnë se Togliatti ishte mbi të gjitha stalinist dhe ndoqi direktivat e diktatorit. Stalini e detyroi Partinë komuniste italiane për të punuar kundër Planit Marshall, pavarësisht nga humbja e mbështetjes së shumë prej votuesve italianë të cilët e donin ndihmën amerikane. Togliatti vdiq, ndërsa ndodhej për pushime në Jaltë, më 1964.

1958 – Ushtria e Irakut e rrëzoi monarkinë.

1965 – Adlai E. Stevenson Jr., kandidati presidencial demokrat në vitet 1952 dhe 1956,vdiq në moshën 65-vjeçare.

1969 – Luftë Futbolli: Hondurasi humb një ndeshje me Salvadorin. Si pasojë, trazira shpërthen në Honduras kundër punëtorëve migrantë salvadorianë.

1997 – Tribunali i Hagës dënoi Dushan Tadiqin, serb i Bosnjës me 20 vjet burgim për dhunë mbi fqinjtë e tij myslimanë dhe kroatë në kuadër të një fushate vdekjeprurëse të terrorit dhe torturës.

2007 – Koreja Veriore i tha SHBA-së se e ka mbyllur reaktorin e saj bërthamor, disa orë pasi që një anije hyri në portin verikorean përplot me naftë.

Lindje

  • 1798 – Alessandro Antonelli, i arkitekt italian
  • 1862 – Gustav Klimt, piktor austriak
  • 1889 – Ante Pavelić, nacionalist kroat dhe udheheqës i SHPK (1941-1945)
  • 1903 – Irving Stone,letrar maerkan
  • 1918 – Ingmar Bergman, regjisor suedez
  • 1919 – Lino Ventura, aktor fancezo-italian
  • 1939 – Karel Svoboda, kompozitor çek
  • 1942 – Javier Solana, politikan spanjoll
  • 1943 – Hrvoje Hitrec, skenarist dhe letar kroat
  • 1985 – Altuna Sejdiu, këngetare maqedonase-kosovare

Festa dhe përvjetore

  • Dita Kombëtare në Malit të Zi
  • Dita e Republikës së Francës.
Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

Dini dhe Dani

Postimi tjetër

Për meraklitë e diellit, detit dhe pushimeve edhe sot shënojnë temperatura të larta

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 tetor ndër vite?

27 October 2025
Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 24 shtator ndër vite?

24 September 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 16 shtator ndër vite?

16 September 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 gusht ndër vite?

27 August 2025
Postimi tjetër
Ëmbëlsira e verës me kos dhe shalqi

Për meraklitë e diellit, detit dhe pushimeve edhe sot shënojnë temperatura të larta

Lajmet e fundit

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

Shqipëri / Mbyllet me molotov protesta e PD, Berisha: Aksioni nuk mbaron këtu

22 December 2025
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

22 December 2025
Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

Policia konfirmon vdekjen e Shemit, këto janë detajet

22 December 2025
Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

Koci publikon uniformen e vjetëruar të një polici: Mbi katër vite shërbim, është pajisur me tesha vetëm një herë

22 December 2025
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737 në parkingun e aeroportit në Indi

22 December 2025
Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

Kadidati i PDK-së Paçarizi: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”

22 December 2025
Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

Gjithçka që dimë për planet e reja të Donald Trump për Hënën

22 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu