Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, e ka dënuar dhunën që ngjau sot në Parlamentin e Kosovës midis qeverisë dhe opozitës, përcjell InLajmi
Ai i quajti zhgënjyese këto skena dhe tha se në parlament nuk ka vend për sulme fizike, por duhet të mbizotërojë diskursi dhe shkëmbimi i ideve.
Postimi i plotë i tij:
Skena zhgënjyese dhune shihen sot në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie. /InLajmi/