Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu dhe Floretë Zejnullahu, realizuan një aksion simbolik në Kuvendin e Kosovës, si kundër reagim ndaj publikimit të video-incizimeve ku është e përfshirë Shefja e GP të LVV-së Mimoza Kusari-Lila në bisedë me Sllavko Simiqin e Listës Serbe, raporton InLajmi.
Ato në foltoren e këtij institucioni ato vendosen një parullë ku shkruan “Zdravo” që në shqip do të thotë “Përshëndetje”.
Nga ky veprim që shprehë revolten e opozitës kundrejt mazhorancës në Kuvend, një buzëqeshje e stisur duket të shihet tek kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij.
Ndryshe, tash e 3 ditë po vazhdon publikimi i disa audio-incizime të një bisede mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila si dhe Sllavko Simiqit nga Lista Serbe.
Këto audio-incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale”, ku përfshihen Kusari-Lila dhe Simiqi në një bisedë mes vete, kanë nxitur debat në opinion. Opozita po akuzon pushtetin se ka koordinuar veprimet e tyre me Listën Serbe në projektligjet e ndryshme në Kuvend.
Por, është partia në pushtet që këto audio-incizime po i arsyeton duke i cilësuara të gjymtuara, redaktuar, prerë e gjymtuar./Inlajmi/