Seanca në Kuvendin e Kosovës nuk po mund të zhvillohet në kushte normale, ku deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, për të 2-tën herë më radhë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës, pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca tentoi ta vazhdojë seancën, raporton InLajmi.
Ai tha se një grup deputetësh kanë kërkuar që të mbahet një seancë të jashtëzakonshme.
“Shpresoj që të mbretëroj gjakftohtësia. Neve na ka ardhur një thirrje për një seancë të jashtëzakonshme, kjo është kategori kushtetuese dhe duhet që ta mbajmë. Sipas këtij detyrimi që e kemi po vazhdojmë”, tha ai.
Këtij bllokimi përsëri i’u janë bashkuar edhe deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës/InLajmi/