Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës që seanca e sotme të ndërpritet në mënyrë që të vazhdohet një ditë tjetër kur gjakrat do të jenë më të ftohur dhe kur të jetë tejkaluar kjo situatë, përcjell InLajmi
“Mendoj që sot z. Kryetar edhe juve si pozitë edhe Qeverisë, ju kisha sugjeru, pa pas nevojë me hy në debate, që për sot të anulohet seanca. Të vijmë një ditë tjetër në seancë. Mendoj që sot s’ka kushte. E mora një ftesë për seancë të jashtëzakonshme. Mund të përdorim edhe forcën e votave. Askush s’mund të iu ndaloj. Por pas asaj ngjarje, s’po dua të akuzojë askënd, se kush gjuajti me ujë e kush me shishe. Por mendoj që për shëndetin e këtij Kuvendi, për ftohjen e gjakrave ka nevojë që të paktën sot të mbyllet seanca”, ka thënë Haliti.
Ndryshe në seancen plenare të Kuvendit të Kosovës kërsiten grushtet nga pozita e opozita. /InLajmi/