Kampioni i Kosovës, Ballkani kërkon fitore edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Ludogorets.
Pas triumfit të madh në ‘Fadil Vokrri’ prej 2:0 ndaj kampionit bullgar, atë sukses presin ta kenë edhe në Razgard.
Më 19 korrik Ballkani luan për kualifikim tutje në rrethin tjetër të Ligës së Kampionëve.
E përpara këtij takimi ata kanë një mesazh për tifozët që duan të udhëtojnë në Bullgari për të përkrahur ekipin, shkruan lajmi.net
Hyrja në Bullgari, pos me vizë bullgare, mund të bëhet edhe me atë Schengen