Deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku, ka reaguar pas përplasjes në Kuvend këtë të enjte, ku ai fillimisht hodhi ujë në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti, i cili pastaj u përplas me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati, përcjell InLajmi.
Lushtaku u shpreh se reagimi i tij ishte kundër Radojçiqit dhe argatëve të tij.
Kujtojmë se derisa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim në foltore, Lushtaku e gjuajti atë me ujë.
Postimi i plotë i tij:
Reagimi im ishte kundër Radoiçiqit dhe argatëve te tij/InLajmi/