Italia po vuan nga ajo që cilësohet si vala e 2-të e të nxehtit të verës, ndërsa në tetë qytete u vu “alarmi i kuq” nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo do të thotë se nxehtësia është aq intensive sa që përbën një kërcënim për të gjithë popullsinë, jo vetëm për grupe të tilla si të moshuarit, personat klinikisht të cenueshëm dhe fëmijët e vegjël.
Agjencia e lajmeve ANSA shkroi se tetë qytete ishin gjithashtu në “alarm të kuq” të martën, duke përfshire Bolonja dhe Viterbo. 6 të tjerat janë Firence, Frosinone, Latina, Perugia, Rieti dhe Roma.
Numri do të rritet në 10 të enjten, me Campobasso dhe Pescara që do t’u bashkohen këtyre qyteteve. Vala aktuale e të nxehtit parashikohet të zgjasë gjatë gjithë javës, me temperatura mbi 40 gradë celsius.
Një studim i koordinuar nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global, dhe i botuar në revistën Nature Medicine këtë javë, vlerësoi se mbi 18,000 njerëz vdiqën në Itali për shkak të nxehtësisë intensive që kombi duroi verën e kaluar.