Pas sulmeve fizike që ndodhën këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, duke thënë se është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, përcjell InLajmi.
Tutje Hovenier tha se do doja të mos kisha nevojë ta thosha se përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje.
Tutje ambasadori amerikan tha se në çdo demokraci ka dallime të forta, por ato duhet të zgjidhen përmes diskursit, që është një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë.
Postimi i plotë i tij:
Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë/InLajmi/
 
 
 
  
 















