Gazetari Adrian Çollaku ka thënë se duhet të bëjmë krahasime për të ardhur deri te e vërteta.
“Vetëvendosje është një PDK 2.0, asgjë nuk dallon nga ajo, edhe PDK sot e ka për pushtet siç e kishte VV-ja dikur, na rrejnë këta në rrejnë ata”, tha ai.
Sipas tij Ligji që sapo u miratu nga pushteti veteranët i ka lënë jashtë pagës minimale, e konfirmon inçizimin mes Kusarit dhe Simiq.
“Pazari u konfirmua sot me 64 vota për, VV-ja na shet patriotizëm, këta janë mashtrues, e mbrojnë Mimoza Kusarin e cila me urdhër të Kurtit ka folur me Radojiçiqin për me i përjashtu veteranët nga ligji edhe tu ka miratu ligji”, tha Çollaku për Gazeta10.
Ai i ka thënë analistit Krenar Shala se duhet të këtë kujdes kur flet me të pasiqë Shala pyeti atë se a ka votuar sot pro ligjit Lista Serbe.