Ministri i Financave, Hekuran Murati, pas përplasjes fizike ndërmjet pozitës dhe opozitës në seancë ka lëshuar Kuvendin, nuk ka dashur të lëshohet në deklarata për ta komuentuar ngjarjen, vetëm është shprehur se janë parë të gjitha, raporton InLajmi.
Edhe pse gazetarët insituan të marrin një deklaratë se si ndodhi përleshja, ministri tha se “po besoj që i keni pa të gjitha”.
Derisa gazetarët vazhduan të kërkojnë një deklaratë për të kuptuar detajet e fillit të përplasjes, Murati iu është drejtuar atyre “se mund të më përcillni deri tek zyra nëse doni”.
Kujtojmë se përleshja e opozitës, faktikisht deputetëve të PDK-së me ministra filloi derisa kryeministri Kurti mbante fjalim, Besnik Bislimi e largoi nga foltorja pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në atë moment, shihet deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku që afrohet te foltorja dhe e lagë me ujë kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.
Ky i fundit më pas shihet duke e goditur me shishe në fytyrë deputetin Lushtaku/InLajmi/