Deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha, ka thënë sërish se opozita ka mbetur kanë mbetur pa kauzë, nuk kanë çfarë të kritikojnë, kanë mbetur pa tender, kanë mbetur pa terminale, kanë mbetur pa zarfe dhe për këtë arsye po do që me çdo kusht ta pengojë punën e Kuvendit, raporton InLajmi.
“Për besë është vështirë me përshkruar, për shkak se ne e dimë që nuk kanë asnjë kauzë prapa. Dhe rrjedhimisht dëshirojnë të kapin pushtetin me zor. Kjo s’bëhet”, tha ai.
Sipas tij, pushteti nuk merret me dhunë dhe se duhet të vazhdohet me punët që i presin, duke shtuar se dhuna është nxitur nga opozita.
“Ato janë hipotetike, ata mund të padisin le të vazhdojnë. Veç me qenë që i respektojnë institucionet, por për neve është e rëndësishme qe ne kemi Kuvendin e Kosovës që i kemi mbi 30 pika që na duhet të procedojmë me punën që e bëjmë. Kurse ata kanë ardhur për të penguar, sepse forma e vetme për të ndalur punën e LVV-së ose hajninë në këtë vend është përmes ndaljes së punës në Kuvend”, u shpreh Basha.
Tutje deputeti tha se LVV ka përdorur mjete të ndryshme për të ndalur ndarjen e Kosovës, që të mos bëhet një Zajednica që këta e kanë nënshkruar dhe para 2 ditëve kanë dalë një zgjidhje ku zgjidhja e tyre është me vizatu një Zajednica Vuçiqit dhe se ai është në hall atje, këta këtu, por këta nuk kanë asnjë kauzë.
“Qysh me shkoq një copë letër, me u pa provokim dhe sulm ndaj dikujt tjetër a?… zotëri Murati ka hyrë me nda aty….. Kur të del me sulmuar duhet me pas një kauzë…. Kanë mbet cullak, kanë mbet pa vota, kanë mbet pa tenderë, pa terminale dhe po dëshirojnë të kapin pushtetin me zor, nuk bëhet”, tha ai/InLajmi/

















