Qeveria e Kosovës me shumicë votash miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Punës, Financave dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin “Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10”, raporton InLajmi.
Paraprakisht, ministri i Financave, Hekuran Murati, para kabinetit qeveritar shpalosi detaje të marrëveshjes në fjalë ndërsa theksoi se procesi i rehabilitimit të hekurudhave do të jetësohet në 2 pjesë
Ai bëri të ditur gjithashtu se marrëveshja parasheh edhe 38 milionë euro shtesë.
“Rehabilimit i linjës hekurudhore 10 është në proces i cili do të zhvillohet në 2 fazat e të cilat janë në proces, mirëpo mbete faza e 3-të për të filluar e cila është prej Mitrovicë deri në Leshak. Kemi nënshkruar marrëveshjen për financim shtesë në vlerë prej 38 milionë euro me Bankën Evropiane për Investime. Ky financim mund të përdoret në cilëndo fazë”, tha ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë disa vendime dhe ka miratuar disa dokumente ndërkombëtare/InLajmi/