Deputeti i cili u largua nga Vetëvendosja, Fatmir Humolli, ka komentuar përgjimet e publikuara nga “Nacionale”, ku është e përshrirë, Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Sllavko Simiq nga Lista Serbe.
Përgjimet e publikuara janë të vitit të kaluar, në kohën kur Humolli ishte pjesë e VV-së, ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni, as ai as ndonjë deputet tjetër i VV-së, për koordinimin me Listën Serbe.
“S’kam qenë në dijeni, dhe besoj që s’ka pas dijeni ndonjë prej deputetëve. Me përjshtim që është pa se Lista Serbe në mënyrë unike ka votuar sikur Vetëvendosje kundër veteranëve të luftës. Kanë hy në sallë, si është kry votimi Lista Serbe kanë dalë jashtë”, ka thënë Humolli
Ai thotë se parapërgatitjet apo përgatitjet s’janë më të rëndësishme sesa veprimi që ka ndodhur, e që sipas Humollit ka dëmtuar interesin kombëtar të Kosovës.
“Parapërgatitjet apo përgatitjet nuk cojnë pesh shumë, sesa veprimi, veprim që ka qenë i dëmshëm për cështjen e Kosovës, i dëmshëm politik, edhe moral, por i dëmshem edhe në aspektin social. Në të gjitha drejtimet e ka dëmtuar interesin kombëtar.”, ka shtuar tutje.
Ai thotë se s’ka qenë i befasuar nga vota e Listës Serbe, por është habitur me naivitetin e kolegëve të tij brenda VV-së që janë ish-bashkëluftëtar dhe ish-të burgosur politik, shkruan FrontOnline
“Një veprim për mue që s’ka qenë befasi që voton Lista Serbe. Për mua ka qenë befasi për naivitetin e bashkëluftarëve të mi, që kanë qenë në grupin e VV dhe pjesa e të ish-burgosurve politik brenda VV-së”, ka potencuar tutje.