Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Qeverisë, zhvilloi një konferencë për media duke shpalosur projektet e Qeverisë së Kosovës, ndërsa theksoi se pritoritet ministror dhe qeveritarë është reforma në drejtësi raporton InLajmi.
Tutje ajo ka dhënë disa detaje për Projektligjin për Këshillin Prokurorial, për të cilin tha se është i harmonizuar me linjë me standardet evropiane.
Sipas saj projektligji është hartuar mbi bazën e konsultimeve dhe me akterët e shoqërisë civile të cilët kanë dhënë edhe vrejtjet e tyre.
“Deri më tani kemi marr disa veprime që sistemi i drejtësi të jetë i pavarur. Një nga reformat ka qenë lufta kundër korrupsionit. Më lejoni që të flas për Projektligji për Këshillin prokurorial nga e cila fuqizohet roli i këshillit. Këtë projektligj e kemi bërë me konsultime më organizata e shoqërisë civile dhe akterët të tjerë. Ka pasur disa përkrahje edhe disa e kanë kundërshtuar”, u shpreh ministrja/InLajmi/