Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ekspertë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC, kanë arritur të bëjnë zhvarrimin e 3 trupave në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë, përcjell InLajmi
Sipas saj, pas pranimit të rezultateve të ADN, trupat do t’iu dorëzohen familjarëve.
Më tej ajo tha se nuk do të ndalen deri sa të zbardhet fati i të gjithë personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë!
Postimi i plotë i saj:
3 trupa të gjetur sot në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut!
Ekspert nga IML, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC, kanë arritur të bëjnë zhvarrimin e tre trupave në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë.
Pas pranimit të rezultateve të ADN, trupat do t’iu dorezohen familjarëve.
Falenderoj ekipin për angazhimin. Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i të gjithë personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë! /InLajmi/