Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video nga e cila kritikon partitë opozitare duke kujtuar se tash janë bërë 10 vite nga amnistimi i kriminelëve serbë me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës, amnistim ky i legjitimuar kur opozita e tanishme ishin në qeverisje, përcjell InLajmi.
Nga LVV thuhet se deputetët e opozitës disa tash gazetar e propagandues, në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar për amnistimin, faljen e kriminelëve serbë me 91 vota pro, duke thënë se atë kohë nuk u shfaq asnjë pendesë por vetëm tendenca të reja për t’i falur të gjitha krimet e Serbisë prej tyre kemi parë.
Derisa akuzohet qeverisja e dekadës, Vetëvendosje me tone “lavdëruese”, përmend çasjen ndryshe të qeverisë Kurti ndaj kriminelëve serb, duke theksuar kështu shpalljen organizata terroriste të organizatës ” Mbrojtja Civile dhe “Brigadën e Veriut”, ku një pjesë e madhe e atyre kriminelëve të falur dekadë më parë ishin anëtarësuar në këto organizata për të kryer krime.
Tutje theksohet se një pjesë e këtyre kriminelëve janë arrestuar.
Tutje nga VV thanë se krimi nuk vjetrohet dhe nuk falet dhe se drejtësia do të merret me secilin krim dhe kriminel në këtë vend.
Njoftimi i plotë nga LVV:
10 vjet nga amnistimi i kriminelëve serbë me 91 vota në Kuvendin e Kosovës.
Deputetë tash të opozitës, disa tash gazetar e propagandues, në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar për amnistimin, faljen, e kriminelëve serbë me 91 vota PËR!
Asnjë pendesë por vetëm tendenca të reja për t’i falur të gjitha krimet e Serbisë prej tyre kemi parë.
Qeveria Kurti i ka shpallur si organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut, këto 2 organizata ku një pjesë e madhe e atyre kriminelëve të falur ishin anëtarësuar për të kryer krime.
Një pjesë e këtyre kriminelëve janë arrestuar dhe të gjithë ata nuk bartin më uniforma të Republikës për të punuar kundër Republikës.
Krimi nuk vjetrohet dhe nuk falet. Drejtësia do të merret me secilin krim dhe kriminel në këtë vend/InLajmi/