• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 15 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Tahiri: Koeficienti në Ligjin e pagave duhet të jetë 129 euro me një amendament të veçantë

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
11 July 2023
në KRYESORE
0 0
0
Tahiri: Koeficienti në Ligjin e pagave duhet të jetë 129 euro me një amendament të veçantë
0
SHPERNDARJE
15
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës këtë të martë kanë mbajtur tryezën e organizuar si vazhdimësi e dialogut social, në të cilin morën pjesë përfaqësues të sindikatave në vend, ku kanë paraqitur vërejtje dhe sugjerimet e tyre, përcjell InLajmi.

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, tha se qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi në lidhje me Ligjin e Pagave në Sektorin Publik, Projektligjin për Ndryshim Plotësimin e Ligjit për Skemat Sociale të Financuara nga Shteti dhe çështje tjera që ndërlidhen me skemat sociale.

Tahiri të pranishmëve u prezantoi iniciativën që kanë marrë si Grup Parlamentar, duke shtuar se koeficienti në Ligjin e pagave duhet të jetë 129 euro me një amendament të veçantë.

“Është e pafalshme kur ekziston ligji të mos mund të formësohet paga. Ne kemi biseduar me kryetarin Haradinaj dhe ne e kemi marrë një iniciavë. Mendojmë se mënyra e vetme për t’i dhënë zgjidhje është koeficienti 129 euro. Ky koeficient mund të merret me një amandament në Kuvend i cili në momentin që vije rishikimi dhe vije në Kuvend votohet me shumicën e njerëzve në Kuvend dhe hyn në fuqi”, shtoi shefi i AAK-së

Ai tha se kemi bërë një analizë që e kemi prezantuar, ku merren të hyrat dhe pse nuk rrezikohet substanca e buxhetit të Kosovës, ku ish-ministri i financave z.Shatri e ka bërë një analizë të thellë. Si grup parlamentar jemi duke analizuar si t’i qasemi kësaj teme.

“I takon Aleancës e edhe neve të bëjmë një nismë të tillë tani. Detyrimisht Qeveria duhet ta miratojë sepse e ka miratuar një nismë të gjashtë deputetëve të VV-së. Aleanca ka marrë vendim që të bojkotojë vendimin dhe nëse Qeveria reflekton edhe Aleanca do të reflektojë. Kjo lidhet jo vetëm me një kauzë tonën por me të drejtën e juve”, tha ai.

Ndërkaq deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj, kërkoi përkrahjen e të gjithëve që nismat e tyre të shkojnë përpara.

“Mospagesa në ndërlikueshmëri në nivele të ndryshme të shërbimeve janë ato me të cilat si Aleancë po merremi. Do të ishte mirë që të reflektojmë. Besniku ka lobuar në parlament që kjo iniciativë të ketë një përmbyllje të mirë. Kërkojmë përkrahjen tuaj si media dhe si publik që të sensibilizohet opinioni. Ne punojmë për juve. Ne jemi me juve dhe për juve, pavarësisht a jemi pozitë apo opozitë”, u shpreh Dreshaj.

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, shprehi pakënaqësitë e tij ndaj qasjes së ministrit të Financave Hekuran Murati dhe Qeverisë Kurti.

Ku sipas Jasharaj ndonëse nuk janë në grevë reale “greva e heshtur” është kur shkojnë në punë punëtorët pa vullnetin e duhur, për shkak se nuk po merren parasysh kërkesat e tyre.

“Në situatën kur Qeveria Kurti ka qasje të gabuar ndaj sindikatave, kur ministri Murati po harron se pos ministër i Financave është edhe i Punës. Ju përgëzoj edhe juve z.Tahiri dhe profesorin e nderuar për iniciativën. Ata po garojnë se kush po del në inatçi me sindikatat se tjetri. Ne kemi vlerësuar se Qeveria ka qenë faktor në publik që ligjin ta dështojë. Nuk kemi shkuar tek Avokati i Popullit dhe gjykatat duke shpresuar që do dalin deputetë të flasin për këtë gjë”, tha ai.

Tutje kreu i SBASHK tha se Një numër i kolegëve të mi po kërkojnë pushim pa pagesë në mënyrë që të dalin dhe të mos kthehen më në Kosovë.

“Edhe në sistemin arsimor kemi grevë të heshtur dhe Qeveria e Kosovës duhet bërë një pyetje vetes edhe pse i ka sharë mësimdhënësit: kush do ua mësojë fëmijët kur mësimdhënësit të mos jenë më këtu. Ata mund t’i kenë miliardat për të marrë mësimdhënës nga jashtë, por fëmijët mësojnë në shqip”, shtoi Jasharaj.

Kryesindikalisti i Policisë Imer Zeqiri, tha se nuk janë të interesuar që të luajnë rolin e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë, por që po duan që të përmbushen kërkesat e tyre.

Zeqiri tha se Policia e Kosovës është më e vjetra në rajon dhe se kërkojnë pensionim në moshën 55 vjeçare/InLajmi/

Tags: AAKBesnik TahiriPagat
Postimi i mëparshëm

Hoti-Qeverisë: Duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit

Postimi tjetër

Ministrja Hajdari: Kosova nuk ka arritur të zbërthejë potencialin ekonomik privat

Të ngjajshme Postime

Për 5 muaj mbi 600 çifte i dhanë fund martesës së tyre
KRYESORE

Për 5 muaj mbi 600 çifte i dhanë fund martesës së tyre

15 July 2025
Krasniqi pret në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë, flasin për dialogun Kosovë – Serbi
KRYESORE

Krasniqi pret në takim të Dërguarën e Posaçme të Britanisë, flasin për dialogun Kosovë – Serbi

14 July 2025
Bajrami: Gjykata Speciale po e gjykon UÇK-në – aktakuza ndaj ish-krerëve do të rrëzohej lehtë nëse do të kishte gjykim të drejtë
KRYESORE

Bajrami: Gjykata Speciale po e gjykon UÇK-në – aktakuza ndaj ish-krerëve do të rrëzohej lehtë nëse do të kishte gjykim të drejtë

14 July 2025
Konstituimi i Kuvendit, Bajrami: Gjykata mund t’ia japë diskrecionin e plotë Presidentes
KRYESORE

Konstituimi i Kuvendit, Bajrami: Gjykata mund t’ia japë diskrecionin e plotë Presidentes

14 July 2025
“Natën në strehimore, ditën në punë” – Lul Raka në Ukrainë për të ndihmuar sistemin shëndetësor
KRYESORE

“Natën në strehimore, ditën në punë” – Lul Raka në Ukrainë për të ndihmuar sistemin shëndetësor

14 July 2025
As tentimi i 46-të nuk sjell zgjidhje për Kuvendin e Kosovës, vazhdon bllokada
KRYESORE

As tentimi i 46-të nuk sjell zgjidhje për Kuvendin e Kosovës, vazhdon bllokada

13 July 2025
Postimi tjetër
Ministrja Hajdari: Kosova nuk ka arritur të zbërthejë potencialin ekonomik privat

Ministrja Hajdari: Kosova nuk ka arritur të zbërthejë potencialin ekonomik privat

Lajmet e fundit

Scorpions me koncert në Tiranë

Scorpions me koncert në Tiranë

15 July 2025
Prokuroria propozon dënim me burgim për të mitur ndaj të dyshuarit për vrasjen e policit në Kaçanik

Prokuroria propozon dënim me burgim për të mitur ndaj të dyshuarit për vrasjen e policit në Kaçanik

15 July 2025
Për 5 muaj mbi 600 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Për 5 muaj mbi 600 çifte i dhanë fund martesës së tyre

15 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 15 korrik ndër vite?

15 July 2025
Byrek i shpejtë në tigan – Receta surprizë për amvisat

Byrek i shpejtë në tigan – Receta surprizë për amvisat

15 July 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell

Pritet të mbajë mot jo-stabil, me diell dhe vranësira

15 July 2025
Zelensky thotë se ka folur me Trumpin për ta falënderuar për mbështetjen e tij

Zelensky thotë se ka folur me Trumpin për ta falënderuar për mbështetjen e tij

14 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu