Shtëpia e një qytetari serb në fshatin Veriq komuna e Istogut, gjatë ditës së hënë është përfshirë nga zjarri, percjell InLajmi.
Lidhur me këtë rast ka reaguar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier , ai këtë veprim e ka quajtur kriminal.
Postimi i plotë i tij:
Kjo shtëpi në Istog ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre /InLajmi/