Ka vdekur një qytetar i moshës 38-vjeçare pasi ka rënë nga lartësia në objektin ku punonte në Fushë-Kosovë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ndjeri kishte rënë nga lartësia në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, derisa ishte duke punuar me ekipin e tij.
Viktima ishte dërguar në QKUK ku pas pak kishte vdekur.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet rreth rastit.
Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti.
Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, i njëjti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë.
Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente punime në atë objekt, shkruan Teve1.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.