Mesazhe të reja vijnë nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili thotë se tha se njerëzit duhet largur urgjent nga rruga dhe përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës pranojnë propozimin evropian për zgjidhjen e krizës në veri, atje të mbahen zgjedhjet e reja, transmeton InLajmi.
Edhe pse Beogradi ka nisur të zbatojë marrëveshjen, duket se Amerika dhe Evropa po mbyllin sytë para lojërave të Albin Kurtit.
Ndërsa bëhet thirrje për shtensionimin e situatës në veri edhe nga SHBA-ja, deputetja Daniela Vujiçiq, fajëson bashkësinë ndërkombëtare dhe qeverinë e Kosovës për situatën e krijuar në veri duke theksuar se duke mbajtur zgjedhjet pa pjesëmmarje aktive të serbëve u bë një gabim.
“Atë gabim që bënë, tani duhet ta korrigjojnë vetë. Albin Kurti u mbështet për t’i mbajtur ato zgjedhje, ata kërkuan që të respektohet i ashtuquajturi ligji i shtetit të Kosovës dhe afati ligjor ishte që brenda 40 ditëve kur Lista Serbe doli nga institucionet, të mbaheshin ato, por para se të mbaheshin do duhej të mendohej mire” tha Vujiçiq në Nova Jutra, tv Pink.
Siç u shpreh ajo Lista Serbe ishte partnere dhe se në Kosovë kishte serbë që duhet të pyeteshin.
Ajo tha se serbët nga rruga nuk do të hiqen derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Ajo beson se kanë bërë një gabim të madh kur i kanë dhënë dritën jeshile Albin Kurtit për organizimin e zgjedhjeve duke theksuar se është thelbësore që të respektohet edhe pala serbe.
“Ne kemi kërkesat tona, kërkojmë tërheqjen e kryetarëve aktual, tërheqjen e njësisë ROSU që nuk është dashur të jenë aty, kërkojmë lirimin e njerëzve tanë të rrëmbyer dhe fillimin e formimit të Asociacionit” , u shpreh deputetja Vujiçiq/InLajmi/




















