Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, reagoi pas videos së fundit propagandistike duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është në panik, ku në vitin e 3-të të qeverisjes, në mungesë të rezultateve, vazhdojnë me avazin e vjetër, përcjell InLajmi.
Çitaku tha se askush nuk i ka amnestuar kriminelët që kanë vrarë në veri, duke thënë se përkundrazi lideri i juaj përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës e ka lartësuar me dedikim të veçantë.
Tutje ajo tha se kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve.
Postimi i plotë i saj:
LVV është në panik!
Në vitin e 3-të të qeverisjes, në mungesë të rezultateve, vazhdojnë me avazin e vjetër. Shpifin.
Jo, askush nuk i ka amnestuar kriminelët që kanë vrarë në veri. Përkundrazi, Lideri i juaj përgjegjësin kryesor për vrasjet në veri të Mitrovicës e ka lartësuar me dedikim të veçantë.
Dekonstruktimi i videos së fundit propagandistike shpalosë vetëm një të vërtetë: Jeni në panik. Pa rezultate në qeverisje. Pa zgjidhje për asnjë problem. Pa aleat. Të vetmuar.
E tash, kur po ju dalin në sipërfaqe koordinimet e fshehta me Milanin, mundoheni me hedhë hi syve.
Ncuk. Nuk kalon/InLajmi/